Në “Forumin Ndërkombëtar të Bizneseve”, mbajtur në datat 28-29 mars, organizuar nga Asambleja e Biznesit të Evropës në Londër me pjesëmarrjen e mbi 60 kompanive nga e gjithë bota, Postës Shqiptare iu dha Çmimin Socrates.
“Promovimi i “historive të suksesit” të bizneseve të fushave të ndryshme, kryesisht nga vendet në zhvillim, ishte fokusi i këtij forumi.
Posta Shqiptare u vlerësua si një nga kompanitë më të mira në fushën e shërbimeve postare në rajon, për performancën dhe cilësinë e shërbimit për vitin 2016.
Posta Shqiptare u përfaqësua në këtë forum nga drejtori i Përgjithshëm, Majlind Lazimi, i cili referoi për aktivitetin e postës si një kompani publike e rëndësishme në sektorin e shërbimeve në Shqipëri.
Lazimi u nominua dhe u vlerësua në kategorinë e çmimeve si “menaxheri i vitit” në sektorin e shërbimeve, për profesionalizmin dhe performancën menaxhuese./Arbresh.info/
Emir Azemi i PDK-së i ofron stilolaps me stemën e Kosovës as...
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...