Të paktën 26 persona janë lënduar si rezultat i një incidenti në aeroportin Jauja në Peru, kur aeroplani i Peruvian Airlines u përfshi nga flakët me të ateruar.
Gazeta La Republica raporton që të gjitha viktimat, përfshirë një fëmijë janë hospitalizuar, transmeton portali arbresh.info.
Në një deklaratë kompania ajrore tha që Boeing 737-300 doli jashtë pistës për arsye të paqarta gjatë uljes së planifikuar. Të gjithë 141 pasagjerët në bord u evakuuan në vend të sigurt.
Ndërkohë autoritetet janë duke hetuar incidentin që ndodhi 265 kilometra nga kryeqyteti Lima./Arbresh.info
https://www.youtube.com/watch?v=f8dTHaNHqtA
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...