Ju ndoshta po shpenzoni mjaft kohë në rregullimin dhe formësimin e thonjve tuaj, madje i kushtoni kujdes edhe ngjyrosjes së tyre me dizajne dhe ngjyra të lloj-llojshme, por duke e bërë këtë gjë, ju ndoshta nuk jeni duke i analizuar ata për një kohë më të gjatë, shumë njolla shenja dhe çarje të thonjve mund të jenë shenja direkte të ndonjë simptome domethënëse që ndikojnë në shëndetitin tuaj.
Edhe pse asgjë nuk e zëvendëson vizitën tek mjeku juaj për t’ju treguar saktësisht problemin, ju mund t’i diagnostifikoni edhe vet disa nga anomalitë që gjenden në thonj.
Thonjtë e zbehtë
Zbehja e thonjve është një simptomë se ju nuk keni sasi të mjaftueshme të gjakut në organizëm, përkatësisht, vuani nga anemia.
Anemia rezulton nga nivele të ulëta të hekurit që mund të rezultojnë në oksigjen të pamjaftueshëm në gjak, e cila pastaj shkakton zbehjen e indeve dhe të lëkurë sidomos indet që gjenden nën thonj. Sigurohuni që të konsumoni sa më shumë në ushqime që përmbajnë hekur por gjithashtu pasurojeni ushqimin me shumë perime me gjethe jeshile, fasule, dhe mish të kuq.
Thonjtë e zbehtë mund të jenë gjithashtu shenjë e sëmundjeve të mëlçisë apo të diabetit të hershëm, simptomat e të cilave reflektohen në rrjedhjen e dëmtuar e gjakut.

Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media
Parashikimi i motit për sot
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X