Maxhoranca do të vihet në provë ditën e enjte për shumicën e cilësuar të votave, kur të votohen kodet e Reformës në Drejtësi, që kërkojnë 84 vota. Kryetari i Grupit Parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, u kërkoi deputetëve të tij që të jenë të gjithë të pranishëm në seancën e së enjtes, raporton “Panorama”.
Votimi i këtyre kodeve kërkon të paktën 84 vota dhe për këtë arsye Ruçi u ka kërkuar deputetëve që të mos mungojnë, madje të anulojnë të gjitha lëvizjet jashtë shtetit për ditën e enjte.
Kreu i Grupit Parlamentar socialist kërkoi mirëkuptimin dhe gjetjen e dakordësisë me LSI-në për ligjin për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë, për të cilin mes PS-së dhe LSI-së në Komisionin e Ligjeve ka pasur mospërputhje. Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Vasilika Hysi, ka thënë se ky ligj është ende i papërfunduar për shkak të mosdakordësisë me aleatin e qeverisjes, ndërsa Ruçi ka kërkuar që të sqarohen kundërshtitë dhe të gjendet gjuha e përbashkët për ta kaluar atë në Parlament, në seancën e së enjtes.
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë