Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim një delegacion të nivelit të lartë të Bankës Botërore, të cilët po qëndrojnë në Kosovë, në kuadër të një vizite në shtetet e rajonit.
Siç njofton Zyra e kryeministrit, gjatë takimit, ku ishin të pranishëm edhe ministrat Blerand Stavileci dhe Ferat Shala, kryeministri Mustafa i ka njoftuar për të arriturat e Kosovës në zhvillimin ekonomik, për stabilitetin makroekonomik dhe buxhetor si dhe për reformat strukturore që po ndërmerren.
Kryeministri Mustafa foli për rëndësinë e madhe që ka për Kosovën adresimi i çështjes së energjisë si një nga pengesat në zhvillimin edhe më të shpejt të vendit.
Kryeministri Isa Mustafa i ka njoftuar të pranishmit edhe për prioritetet tjera të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur përkushtimin e plotë për reforma të mëtejshme në kuadër të zhvillimit të vendit dhe i falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme të Bankës Botërore.
Anëtarët e delegacionit të Bankës Botërore u interesuan për aspektet e ndryshme të zhvillimit ekonomik, duke vlerësuar punën dhe rezultatet e deritashme të Qeverisë së Kosovës.
Kaos dhe rrezik për qytetarët në punimet e sheshit ‘Xh...
Moti sot në Shqipëri
Irani hedh poshtë kërkesën e Trump për të hapur Ngushticën e...
Pasojat e luftës ndihen edhe në mjedis, paralajmërimi i OKB:...
Irani, vendi me ndërprerjen më të gjatë të internetit në his...
Kurti e Abdixhiku takohen sot për çështjen e presidentit