Lideri i AAK-së i cili po vazhdon të mbahet në Francë që nga 4 janari i këtij viti, Ramush Haradinaj ka shprehur mirënjohjen e tij për kongresistin amerikan Eliot Engel i cili siç ka thënë, ka përkrahur vazhdimisht Kosovën në rrugëtimin e saj.
Haradinaj, përmes një postimi në Facebook ka thënë se e drejta e Kosovës për liri e pavarësi është kuptuar mirë nga, siç i ka quajtur, gardianët e lirisë në botë, shkruan arbresh.info.
Lexoni të plotë postimin e tij:
Kosova është me fat që e drejta e saj për të qenë e lirë dhe e pavarur, është kuptuar më mirë se kurrë, nga gardianët e lirisë në Botë, siç janë SHBA dhe BE. Pa këtë përkushtim të tyre, Kosova dhe çdo njëri prej nesh, do të duhej të priste gjatë ta fitonte lirinë e mohuar.
Në mesin e atyre që u vunë në anën e të drejtës sonë për jetë dhe liri, është edhe kongresisti Eliot Engel.
Një falënderim nga zemra për kongresisitin Engel, për SHBA dhe për gjithë të tjerët, për krejt çfarë kanë bërë e po bëjnë, që edhe një popull i vogël, të jetë në mesin e popujve të lirë të Evropës./Arbresh.info.
Ekstradohet nga Kosova për në Maqedoninë e Veriut personi i ...
‘Më të mirat në botë’, pse SHBA-të po blejnë ani...
Shenjat e fshehura të stresit: Si t’i dalloni ato?
Simeone i del në mbrojtje Alvarezit: Brenda pak kohe, me sig...
Të kërkuarit nga Sllovenia i caktohet masa e paraburgimit në...
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë hyn në fazën përfund...