Në orën 11 sot duhet të vazhdojë takimi koordinues i përfaqësuesve të grupeve parlamentare për konfirmimin e propozimit për krijimin e Komisionit kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve.
Në koordinimin akoma nuk është arritur marrëveshje për kryetarin e Komisionit. Është konfirmuar vetëm numri i anëtarëve me të cilët grupet parlamentare do të përfaqësohen në të.
Në pajtim me marrëveshjen, VMRO-DPMNE do të ketë gjashtë anëtarë në Komision, LSDM pesë, ndërsa BDI dhe BESA do të përfaqësohen me nga një anëtar.
Takimi koordinues ka filluar para dy ditësh. Në vazhdimin e djeshëm u vendos të shtyhet për sot. Përfaqësuesit e grupeve parlamentare mbeten në qëndrimet e njëjta për ç’arsye akoma nuk është arritur progres në bisedat për kryetar të Komisionit.
Konfirmimi i propozimit për formimin e Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve është parakusht për vazhdimin e seancës konstituive kuvendore, e cila filloi më 30 dhjetor të vitit 2016, por u ndërpre pasi nuk u sigurua shumicë parlamentare për zgjedhjen e kryetarit të shtëpisë ligjdhënëse.
Sipas Rregullores së Kuvendit, Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve zgjidhet në seancë konstituive të Parlamentit me propozim të së paku 10 deputetëve, ndërsa përbërja e tij duhet të sigurojë përfaqësim adekuat të deputetëve nga partitë politike të përfaqësuara në Kuvend.
Ky Komision ose të paktën 20 deputetë mund të propozojnë kandidat për kryetar të Kuvendit, ndërsa propozues mund të jetë edhe ndonjë deputet. Komisioni përbëhet prej 12 anëtarëve dhe kryetarit.
Reagon Zulfaj: Masat e BE nuk u hoqën me fjalë të Osmanit, p...
Kryeministri i Pakistanit bën thirrje që Trump të zgjasë afa...
Osmani: Ata që punojnë në institucione e dinë kë e kemi thir...
Don Xhoni ka një “dhuratë” për fansat e tij
Rritja e çmimeve të naftës me efekt zinxhiror në disa fusha
Tensionet në rritje në Iran/ Kuvajti paralajmëron qytetarët:...