Peja do të kërkojë të bëj arritjen më të madhe në histori të klubit në ndeshje ndaj Kumanovës.
Verdhezinjtë, në gjysmëfinale të BIBL do të kërkojnë rezultat pozitiv nga dy ndeshjet që zhvillohen sonte dhe një javë më vonë, për të arritur finalen.
Maksimumi i Pejës deri tash në BIBL ka qenë gjysmëfinalja. Kësaj radhe shpresohet me të madhe që të tejkalohet rivali gjysmëfinal, Kumanova, për tu arritur finalja e parë në një garë ndërkombëtare për klubin nga Bjeshkët e Rugovës.
Sonte në “Karagaç” me fillim nga ora 19:00 Peja do të duhet të tregojë me tërë kapacitetet që ka lojën më të mirë të saj për të marrë avantazhin sa më të madh të mundshëm para ndeshjes së kthimit në Kumanovë.
Ndeshja nis në ora 19:00 ndërsa drejtësinë aty do ta ndajnë Radomir Vojinovic, Zdravko Rutesic dhe Ognjen Jokic.
Së fundi verdhezinjtë kanë publikuar edhe bilancin e ndeshjeve të ekipit ndaj Kumanovës përgjatë pjesëmarrjes në BIBL, sipas stinorëve.
Peja ka mposhtur Kumanovën në 4 raste nga 6 ndeshje të zhvilluara, ndërsa është mposhtur 2 herë dhe atë vetëm si mysafir. “Karagaçi” mbetet kështjellë e pamposhtur për ekipin maqedonas.
“Drejtësi, jo politikë!” – Hamza shpërndan pamje nga përgati...
Shën Valentini mes natyrës: Rama ndan një zemër nga Banjat e...
Rubio thotë se SHBA-ja dhe Evropa janë bashkë
Hovenier: Kosova humbi disa mundësi për 1 vit, anëtarësimi n...
Mbi 1 mijë e 300 biznese u shuan gjatë vitit 2025, dominon m...
“Askush mbi klubin”, Luis Enrique me nervozizëm i vendos vij...