Ikona e Romas, Francesco Totti është ende duke menduar për të vazhduar karrierën e tij si lojtar edhe për një sezon, megjithëse nuk është i sigurt për një gjë të tillë.
Totti ka qenë në ‘Stadio Olimpicio’ që nga viti 1992 dhe është i dyti në listën e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave në Serie A, transmeton portali arbresh.info. Megjithatë, kontrata e 40-vjeçarit është afër skadimit dhe presidenti James Pallota ka deklaruar këtë javë se një kontratë gjashtë vjeçare si drejtor e pret atë.
Totti, i cili ka fituar vetëm një herë titullin në Serie A me Roman, është ende duke mbajtur opsionet hapur.
“Unë mund të bëhem pjesë e bordit të drejtorëve të Romas”, tha fillimisht Totti. “Por, unë mund të jem gjithashtu në fushë për të luajtur edhe një vit futboll”
Totti ka bërë vetëm 11 paraqitje këtë edicion në Serie A gjatë të cilave ka shënuar dy herë./arbresh.info
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...