Mungesa e cigareve po shndërrohet në një problem që i bënë mjaft nervozë djemtë, të cilët duket se e kanë shumë të vështirë të rezistojnë pa tymosur.
Më në vështirësi duket se ishte Benardi, i cili gjeti një mënyrë për të siguruar cigaret, e cila është e ndaluar. Ai hapi perden dhe i kërkoi vajzave cigare.
Ervini e paralajmëroi duke i thënë se mund të ndëshkohen të gjithë për një cigare. Megjithatë, Benardi nuk mund të rezistonte më gjatë. Ai merr cigaret nga vajzat dhe bashkë me djemtë e tjerë dalin jashtë për të tymosur.
Ky është rasti i dytë që djemtë thyejnë rregullat, transmeton tch, natën e parë ishte Damiano ai i cili hapi perden për të parë nga dhoma e vajzave.
Tashmë mbetet për t’u parë nëse për veprimet e djemve do të ketë penalitete nga “Vëllai i Madh”.

Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Parashikimi i motit për të premten
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ylli i Man Cityt do të largohet nga klubi në fund të sezonit...
Trump: Rihapja e Hormuzit nuk është përgjegjësi e SHBA-së