Aktori amerikan Bradley Cooper dhe këngëtarja Lady Gaga do të luajnë në remake të filmit më të ri “Ylli ka lindur”, shkruan “Variety”.
Për Cooper ky do të jetë debutimi i parë si regjisor. Bëhet fjalë për adoptimin e filmit nga viti 1954 me Judy Garland dhe James Mason në rolet kryesore në remake e të cilit në vitin 1976 kishin luajtur Chriss Christopherson dhe Barbra Streisand.
Për Lady Gaga ky do të jetë roli i parë i rëndësishëm në film.
Në versionin e parë të vitit 1937 kanë luajtur Janet Gaynor dhe Fredric March.
Remake e filmit së pari ishte dashur ta bëjë Clint Eastwood, i cili me vite kishte tentuar të arrijë marrëveshje me Cooper për pamjen e aktorit kryesor, por në fund hoqi dorë, duke këshilluar Cooper që vetë të bëjë regjinë.
Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit