Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha, kontribuoi në fitoren e kampionit në fuqi, Salzburg, me rezultat 5:0 ndaj Austrisë nga Vjena, në ndeshjen e javës së 26-të të elitës së futbollit austriak.
Në minutën e 33-të, Berisha brenda 16-shit me një goditje të fortë shënoi gol të bukur dhe shtangu mysafirët.
Golat tjerë i shënuan: Ulmer (48’), Hwang Hee-Chan (78’ e 90’) e Radosheviq (84’). Berisha luajti deri në minutën e 86-të dhe ka qenë ndër më të mirët. Berisha ka shënuar golin e gjashtë në kampionat, kurse Salzburg kryeson renditjen me 56 pikë, shtatë më shumë se pozita e dytë Altach dhe nëntë se i treti Austria.
Pas ndeshjes, ai do t’i bashkohet Kosovës.
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...