Nesër, në Ditën ndërkombëtare të Shëndetit Oral, Organizata për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi “KISCOMS“, realizon ecjen e tretë me radhë, “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur” që ka për qëllim informimin e fëmijëve-nxënësve mbi rëndësinë e shëndetit të dhëmbëve dhe të gojës.
Nisja bëhet në ora 10:30 nga sheshi “Ibrahim Rugova” deri te sheshi “Zahir Pajaziti. Ecja realizohet nën kujdesin e ambasadorëve të projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”.
Gjatë Ecjes, lepuroshi i projektit bashkërisht me të gjithë fëmijët-nxënësit, do ta këndojnë këngën “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”.

Po ashtu, lepuroshi i projektit, bashkërisht me dentistët dhe studentët e drejtimit të Stomatologjisë, si dhe me ambasadorët e projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, do të shpërndajnë brusha të dhëmbëve të cilësisë së lartë „Curaprox“, dhuratë nga Kastrati Group (Pharm).
Gjatë kësaj kohe, do të jepen edhe mesazhet edukuese e promovuese për Ditën ndërkombëtare të Shëndetit Oral.
Sipas organizatorëve, ky është viti i pestë shkollor i realizimit të projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, projekt që monitorohet dhe bazohet në rekomandimet e Komitetit ndërministror të programit ”Shkollat Promovuese të Shëndetit” nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë (MASHT), Ministria e Shëndetësisë (MSH), Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) si dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MKRS).
Haradinaj: Mbështetje dhe barazi për personat me Sindromën D...
Karburantet nën kontroll shtetëror: Rama paralajmëron ulje a...
Vritet me armë zjarri një 30-vjeçar shqiptar në Itali, arres...
Sulmohet sërish objekti bërthamor i Natanzit në Iran
Kosova në pritje të Kushtetueses: Kuvend apo zgjedhje të rej...
Rudolph: I kemi thënë Qeverisë se do ta çmonim shumë nëse do...