Kur Marion Kelly kishte hyrë në dhomë për të ndërprerë intervistën e babait të saj për BBC, një yll kishte lindur, shkruan Daily Mail.
Katër vjeçarja ishte bërë sensacion në internet pasi u paraqit në prapavijë gjatë intervistat së Robert Kellyt për BBC javën e kaluar. Kurse fansat e saj në botë vazhdojnë të rriten pas paraqitjes së saj në konferencë për media.
Dhe fansat e saj më së shumti e kanë pëlqyer veshjen e saj gjatë kësaj konference për media.
Në Twitter njerëzit madje kanë komentuar se ajo një ditë do të bëhet presidente e botës.
“Nëse ajo nuk do të jetë presidente e Tokës derisa unë të mbush 80 vjeç, do të jem i zhgënjyer”, ka shkruar David Llewellyn.
Robert ishte paraqitur në këtë konferencë me të bijën Marion, birin James, dhe gruan Jung-a.

Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...