G20 tërhiqet nga lufta kundër ndryshimeve klimatike?

17:20 | 17 Mars 2017
M. A.

Liderët e vendeve më të fuqishme financiare botërore nga projekt komunikimi i përgatitur me rastin e takimit të Grupit 20 kanë hedhur pjesën që ka të bëjë me masa financiare për parandalimin e ndryshimeve klimatike, transmeton Reuters, duke iu referuar një zyrtari të paemëruar.

“Ndryshimet klimatike tash janë përjashtuar”, ka thënë zyrtari në fjalë, i cili merr pjesë në takimin e ministrave të financave dhe guvernatorëve të bankave qendrore G20 në qytezën gjermane Baden-Baden, thekson agjencia britanike./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme