Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, Rrahman Rama, ka deklaruar se FSK shpreh pajtimin e plotë dhe mbështesin miratimin e Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Rama këto komente i ka bërë gjatë ligjëratës në kolegjin Iliria, ku tha se kanë formuar grupet punuese nga Ministria e FSK-së, të cilët pas dhënies së mendimit, projektligjin ditë më parë e kanë proceduar në Qeverinë e Republikës së Kosovës.
Ai duke folur në ligjëratën me temën: Roli, detyrat, statuti aktual, kapacitet operacionale, trajnimet, bashkëpunimi bilateral, dhe planifikimi për të ardhmen e FSK-së, ka thënë se qëllimi i tyre është që përmes trajnimeve me partnerët, ta ndërtojnë një forcë profesionale me qëllim që të jenë pjesë e NATO-s.
Gjeneral Rama gjatë ligjëratës i njoftoi studentët edhe bashkëpunimin që ka FSK-ja, ku tha me 13 shtete kanë marrëveshje bilaterale, si dhe janë në proces të nënshkrimit të marrëveshjeve edhe me 6 shtete të tjera./Arbresh.info/
Pacolli përshëndet nga Lugano: Ju uroj një vikend të qetë e ...
Fundi i mandatit të Osmanit, deputetja britanike: Gabim të h...
KEDS del me sqarim për ndërrimin e orëve, thotë se s’lidhet ...
Disa pompa shkelin vendimin e Ministrisë, shesin me çmime pë...
Detaje nga plagosja me thikë e 2 adoleshentëve në Shkodër, s...
Ballkani fiton ndaj Dukagjinit dhe merr kreun, fitojnë edhe ...