Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë Johannes Hahn të martën do të vizitojë Maqedoninë në tentim për të gjetur zgjidhje për të dalur nga kriza politike, e cila u thellua edhe më shumë pasi presidenti Ivanov refuzoi ta jep mandatin për formimin e qeverisë së re partive që siguruan shumicë në parlament.
Pritet që deri në ardhjen e Hahnit, Kuvendi të zgjedh kryetarin e ri i cili do të njoftonte presidentin e shtetit se zyrtarisht është arritur shumicë parlamentare dhe do të kërkonte mandatin për formimin e qeverisë.
Burime nga Komisioni Evropian jozyrtarisht thonë se Hahn do të tentojë ta bind presidentin Ivanov ta rishikojë vendimin e tij dhe ta jep mandatin. Por, akoma nuk dihet nëse do të ketë takaim me Ivanovin për shkak se ai gjatë ditës së diel dhe të hënë do të jetë në udhëtim zyrtarë në Azerbejxhan.
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...