Kancelarja gjermane Angela Merkel ka lavdëruar Serbinë për rolin e saj në krizën me migrantë në Evropë. Këto komente ajo i ka bërë në takimin në Berlin me kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq.
Merkel ka përgëzuar Serbinë për pranimin e azilkërkuesve dhe ka shtuar se Gjermania “nuk dëshiron që ta lë vetëm Serbinë”.
“Fatkeqësisht, në rrugën e ashtuquajtur të Ballkanit nuk është që nuk ka migrim të paligjshëm”, ka thënë Merkel.
Vuçiq, vendi i të cilit momentalisht strehon 7,500 refugjatë, ka falënderuar Merkelin për mbështetjen e Gjermanisë për Serbinë me pajisje dhe zyrtarë policorë.
“Ne duam të vazhdojmë të bëjmë këtë që jemi duke bërë, ne duam të tregojmë solidaritetin dhe humanitetin tonë”, ka thënë ai.
Një vit më parë, rruga ballkanike e migratëve – që kalon përmes Serbisë, Maqedonisë dhe Kroacisë – zyrtarisht u mbyll edhe pse migrantët vazhdojnë të tentojnë ta kalojnë atë.
Rreth 525 kilometra rrethojë është ndërtuar për të ndalur migrantët që të kalojnë në këtë zonë.
Masa të rrepta për testin e maturës, deri 20 mijë euro gjobë...
Momenti kur Trump dhe Zonja e Parë nxirren me nxitim nga dar...
Të shtëna armësh në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së...
Turizmi në rritje, mbi 1.2 milionë hyrje në Shqipëri gjatë m...
Parashikimi i motit për sot, rritje e lehtë e temperaturave
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...