Pas njoftimeve të disa mediave se sot (e mërkurë) do të botohen materiale nga biseda e Murat Jasharit, personi kryesor i dyshuar në tentim-vrasjen e Azem Vllasit, Agjencia Kosovare e Inteligjencës bën thirrje që një gjë e tillë të parandalohet.
AKI i kanë thënë lajmi.net se publikimi i matrialeve, si dhe mesazheve te paralajmeruara, rrezikon operacionet që janë duke u zhvilluar nga kjo Agjenci, si dhe, disa detaje, që tashmë janë kapur nga AKI, e që janë shpërndarë, rrezikojnë edhe vetë jetën e zyrtarëve të AKI-së.
“Publikimi, që është duke ndodhur këto ditë, i informacioneve të grumbulluara nga AKI, e që fatkëqësisht është duke rrjedhur nga Policia e Kosovës, rrezikon vetë operacionet që janë në vazhdim të AKI si dhe rrezikon jetën e zyrtarëve te AKI-së”, kanë thënë nga AKI.
Sipas AKI-së, të gjithë duhet të sillen konform kësaj kërkese, që në thelbin e saj ka, mbrojtjen e jetës së zyrtarëve të AKI si dhe informacioneve të saj, që kanë për qëllim mbrojtjen e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.
Elijona, banorja e preferuar
LudoLee banori më i ri i Big Brother VIP Kosova
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...