Sipas një studimi të ri ateizmi është në rrezik të zhdukjes, sepse njerëzit fetarë kanë shkallë më të lartë riprodhimi.
Për shkak të mosbesimit të tyre në kontraceptim, besimtarët janë duke bërë më shumë fëmijë sesa ateistët, gjë e cila mund të çojë në përfundim të ateizmit, sugjeron studimit, transmeton portali arbresh.info.
Gjetjet tregojnë se diskursi popullor dhe parashikimet e shkencëtarëve që njerëzit janë më pak fetarë në ditët e sotme nuk janë edhe aq të sakta.
Në fakt, studimi i ri pohon se feja në fakt nuk është aspak në rrezik të zhdukjes, por e kundërta.
Shkencëtarët nga SHBA dhe Malajzia kanë studiuar mbi 4 mijë studentë, duke i pyetur ata për besimet fetare dhe sa motra e vëllezër kishin.
Ata gjetën se ateistët e Malajzisë kishin 1.5 vëllezër/motra më pak se mesatarja.
Edhe pse dikush mund të argumentojë se vetëm pse dikush ka prindër fetarë kjo nuk do të thotë se ata do të rriten me të njëjta besime, studime të mëtejshme kanë treguar se feja në të vërtetë është e trashëgueshme./Arbresh.info
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK