Saimir Tahiri, ministri i Brendshëm i liruar nga detyra dy ditë më parë, në një prononcim për mediat, uroi qytetarët në Ditën e Verës, ndërsa shprehu vendosmërinë e qeverisë për të ndryshuar gjithë vendin, ashtu siç ka ndryshuar Policia e Shtetit.
“Dua t’i uroj qytetarëve gëzuar Ditën e Verës. Besoj se e patë këtu, në çadrat e këtij panairi, kjo është policia që duam. Siç kemi bërë Policinë do të bëjmë gjithë Shqipërinë. Kemi bërë për ekonominë e punësimin, do të bëjmë shumë më shumë. Falenderoj çdo qytetar që na ka besuar duke i garantuar se kemi më shumë forcë për të ecur përpara. Kjo është rruga për të bërë një shtet të fortë”, tha ai.
Pyetjes nëse i ka mbetur ndonjë peng pas largimit nga posti i ministrit të Brendshëm, Tahiri iu përgjigj, se “sot është Dita e Verës dhe njerëzit kanë plot besim se gjërat do të shkojnë më mirë në këtë vend”. “Shumë kemi bërë, shumë më shumë do të bëjmë. Përkundër, shumë kemi për të humbur, nëse kthehemi pas”, tha ai.
Deklarata e ish-ministrit të Brendshëm të Shqipërisë u bë pas vizitës së tij në panairin e Policisë, i çelur para selisë së Ministrisë së Brendshme.
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...