Kam 67 nënshkrime. Pres që Gjorge Ivanov të ndalojë të shkel kushtetutën dhe të jep mandatin për qeverinë e re, kështu thotë lideri i LSDM-së në intervistën dhënë të përditshmes serbe Politika, transmeton Gazeta Express.
Ivanovit nuk i ishte siguruar shumicë parlamentare kur ia dorëzojë mandatin Nikolla Gruevskit dhe nuk i pengonte që Gruevski dhe VMRO-DPMNE negocionin për platformën e partive shqiptare. Këtë mes tjerash e thekson në intervistën për Politika, lideri i LSDM-së Zoran Zaev.
“Por kur mua duhet të më japin mandatin, bën precedent, të nxitur nga Gruevski. Pse? Vetëm të ndihmojë Gruevskin dhe bashkëpunëtorët e tij të thellojnë krizën politike. Kjo nuk është mirë. Por, Ivanov dhe ky pushtet joserioz në largim udhëhequr nga Gruevski shkelën gjitha parimet e demokracisë parlamentare, gënjejnë popullin dhe hapin rrugë për krizë të sigurisë. Si politikan i përgjegjshëm, me mbështetjen të jem kryeministër i ardhshëm kam për obligim ta pengojë”, ka thënë Zaev.
Komandanti i KFOR-it: Prania e forcave në Kosovë nuk ka afat...
Ndalohen mbi 38 mijë lodra me vlerë prej 100 mijë eurosh në ...
Pacolli paralajmëron krizë mjedisore: Gjendja katastrofale e...
PDK: Kurti po legjitimon strukturat ilegale të Serbisë dhe p...
Trump refuzon ofertën e Putinit për përfundimin e luftës me ...
Kurti mbledh ministrat, thotë se premtimet po i shndërrojnë ...