Argjentinasi Angel Di Maria u ndëshkua me dy kartonë të verdhë për 8 sekonda mbrëmë, gjatë ndeshjes me Arsenalin në kuadër të FA Cup.
Në pjesën e dytë, kur skuadra e United po humbiste 2-1, ai u ndëshkua me të verdhë.E disa sekonda më pas, ai u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke u përjashtuar nga ndeshja.
Kjo ndodhi pasi ai kapi fanellën e gjyqtarit, me ç’rast ky i fundit i dha kartonin e kuq.
Megjithatë, gjyqtari Michael Oliver nuk e përjashtoi Joe Hart në nëntor, kur ky i fundit iu “sul” kokë me kokë Oliverit në derbin e Manchesterit. Krejt kjo ka shkatuar kritika të shumta në rrjetet sociale dhe disa media britanike, të cilat e cilësuan vendimin e gjyqtarit si “të rëndë”, krahasuar me rastin e mëparshëm.

Temperaturat ekstreme, Jasharaj propozon shtyrjen e mësimit ...
Trepça në epërsi pas pjesës së parë ndaj Sigal Prishtinës
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prish...
Shqipëria mbështet vendimet e Strasburgut – Qeveria jep 30 m...
Arsenali kalon me lehtësi rrethin tjetër në FA Cup
Rritet ndjeshëm bilanci i viktimave nga protestat në Iran, 4...