Pas një pauze të gjatë liderët e BE-së në Bruksel u janë drejtuar Ballkanit dhe Maqedonisë.
Maqedonia ishte një nga pikat e diskutimit të liderëve të enjten në mbrëmje, për shkak të krizës së pafund politike në vendin tonë.
Pas mesazhit të shefes së diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini, gjatë vizitës në Shkup, e cila tha të mos luhet me zjarr, kanë qëndruar të gjithë liderët e BE-së.
Kryetari i BE-së, polaku Donald Tusk (të cilit në këtë samit ju vazhdua mandatë për kryesim të BE-së edhe për 2,5 vite), pranoi letrën e Gjorge Ivanovit, ndërsa përgjigjja e tij ishte sikur e një zëdhënësi se qëndrimet e BE-së nuk ndryshojnë.
Burime diplomatike në Bruksel thonë se Maqedoni duhet të formojë qeveri reformiste dhe të dalë nga kriza aktuale, e cila nuk çon askund dhe është e dëmshme për shtetin.
“Gjithë liderët pajtohen se Deklarata shqiptare ka komplikuar procesin e formimit të qeverisë, por BE-ja nuk ka për qëllim të ndërhyjë në gjykimin e kësaj deklarate, për shkak se partitë maqedonase janë ata që duhet t’i zgjidhin problemet e tyre”.
Por përderisa situata nuk zgjidhet, BE-ja nuk ka për qëllim të ulet duarkryq. BE ka në disponim instrumentet për presion, para se gjithash është presioni financiar që BE po i’a jep Maqedonisë.
Kongresmeni Torres me rezolutë kërkon që trupat amerikane të...
Crystal Palace triumfon ndaj Shakhtar, fiton edhe Vallecano
Parashikimi i motit për të premten
Trump kërcënon të tërheqë trupat nga Italia dhe Spanja për s...
Shqipëria do ta rihapë Shkollën e Aviacionit pas gati 20 vje...
Opinionisti i bindur se Albin Kurti do t’i marrë sërish 50%:...