Për herë të parë në emisionin “Puls” të KTV-së publikohet një pjesë e raportit konfidencial të hetuesve të EULEX-it ku tregohet ana e errët e këtij misioni evropian.
Raporti qet në pah lidhjet e zyrtarëve të EULEX-it me politikanë të fuqishëm kosovarë. Në të përshkruhen tendenca për përfitime të pozitave, që nga kryeministri, pozita e shefit të EULEX-it, ministrave, kryeprokurorit, hetuesve dhe pozita të tjera vendore e ndërkombëtare, raporton Koha.net.
Raporti ekskluziv flet për ndërhyrje në hetimet e EULEX-it, afera të ndryshme, lufta për eliminime politike si dhe sqaron faktin se si njerëz të fuqishëm të politikës tentojnë ta amnistojnë veten nga Gjykata Speciale.
Këto dhe shumë detaje tjera mund t’i mësoni të hënën në emisionin “Puls” në orën 20:15 vetëm në KTV.
Fluks në pikën kufitare të Kakavijës, mbi 8 mijë hyrje-dalje...
Rama citon raportin e Këshillit të Evropës: Drejtësia shqipt...
42 aksidente me të lënduar në 24 orët e fundit
San Francisco “zhytet” në errësirë, 130 mijë banorë pa energ...
Çfarë u sekuestrua në shtëpinë e ish-pjesëtarit të MUP-it se...
Tentohet për herë të dytë t’i vihet flaka restorantit në Pri...