Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Lamberto Zannier, përmbylli të premten vizitën e tij në Prishtinë, gjatë së cilës qëndroi në Misionin e OSBE-së në Kosovë dhe takoi kryesues të institucioneve të Kosovës dhe përfaqësues të partive politike, komuniteteve, grupeve fetare, shoqërisë civile dhe të bashkësisë ndërkombëtare.
Ai me këtë rast theksoi se rikthimi i trendit pozitiv të normalizimit të marrëdhënieve është kyç për progres dhe stabilitet.
“Liderët duhet të mbesin të përkushtuar për zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe për procesin e dialogut të lehtësuar nga BE me energji dhe garanci të reja”, ka thënë Zannier.
Sipas tij zhvillimet në rajon janë veçanërisht brengosëse. “U takova me liderë qeveritarë dhe të opozitës, dhe i inkurajova të mbajnë qasje konstruktive në mënyrë që të shmanget përhapja e tensioneve,” tha Zannier.
Ai bëri thirrje për dialog të mëtutjeshëm mes të gjitha partive të përfaqësuara në Kuvend, për të zgjidhur mospajtimet politike, në të mirë të të gjithë njerëzve në Kosovë.
“Dialogu në mes të përfaqësuesve të të gjitha partive politike duhet të ndodh në Kuvend pa frikësime dhe pa dhunë. Është përgjegjësi e deputetëve, si zyrtarë të zgjedhur, të përfaqësojnë interesat e elektoratit të tyre në mënyrën më të mirë të mundshme përmes debatit aktiv dhe demokratik,” ka thënë Zannier.
Duke njohur nevojën për të adresuar çështjet e së kaluarës dhe për të ndërtuar kohezion shoqëror, Zannier lavdëroi presidentin Hashim Thaçi për nismën e tij për të themeluar Komisionin për të Vërtetën dhe Pajtimin.
Ndryshe, Zannier nënvizoi edhe punën e Misionit të OSBE-së në Kosovë në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve, duke theksuar përkushtimin e OSBE-së në fuqizimin e dialogut ndëretnik dhe tolerancës fetare.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit