Policia e rajonit të Prishtinës njofton se mbrëmë rreth orës 23:30, njësitet policore të stacionit të Fushë Kosovës, kanë ndaluar një veturë të tipit Golf IV, me targa të Kosovës, ku kanë arrestuar 4 persona të dyshuar, të cilët dyshohej se po planifikonin një grabitje të armatosur.
Gjatë kontrollimit të automjetit policia ka gjet dhe konfiskuar: një armë të tipit Ecol Special, 12 fishekë (7.65 mm), dy thika, dy maska, tri palë dorëza.
Gjithashtu sipas Policisë është konfiskuar edhe automjeti (Golf IV), i cili aktualisht po ekzaminohet nga njësitet përkatëse.
Personat e dyshuar: L.B, 22 vjeç, E.M, 22 vjeç, N.Z, 18 vjeç, dhe N.M, 17 vjeç.
Të dyshuarit me rekomandimin e Prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes.
Ndërkohë që hetuesit policor kanë zgjeruar rrethin e hetimeve pasi që nga puna e kryer deri tani, janë ngritur dyshime se po të njëjtit persona mund të jenë të përshirë edhe në raste të tjera të natyrës së njëjtë(grabitje).
Sulm me bombë ndaj trenit në Pakistan, 24 të vdekur dhe dhje...
A e bashkoi apo e përçau Osmani LDK-në?, flet Haziri
Afati për regjistrimin e personave me nevoja të veçanta deri...
I vuri zjarrin tregut të fruta-perimeve në Lushnjë, arrestoh...
Ardian Gjini merr drejtimin e AAK-së
Rubio: Lajme të mira sa i përket Iranit mund të vijnë më von...