Peshkaqenët njihen si ‘përbindëshat e detit’, perceptim ky i fituar nga filmat dhe sulmet e rralla të peshkaqenëve ndaj njeriut.
Por, në një video të publikuar së fundmi, shihet qartë se viktima e vërtetë kësaj radhe ishte peshkaqeni e jo njeriu.
Trajneri i notit Brett Johnson dhe studentët e tij po zhyteshin në ishujt Cayman, kur papritmas panë një peshkaqen me një thikë të madhe të ngulur në kokën e tij.
“Shihej qartë se diçka nuk ishte në rregull dhe u afrova për ta parë më mirë”, tha Johnson për HUffington Post.
Kur ai u afrua për ta parë më qartë, peshkaqeni u kthye prapa dhe qëndroi fare pranë tij, si të ishte duke kërkuar ndihmë. Johnson ia hoqi thikën e gjatë 30 centimetra nga koka dhe ai vazhdoi të notonte me një vrimë në trup.
Ishujt Cayman e kanë ndaluar gjuetinë e peshkaqenëve. Të gjithë ata që shkelin këtë ligj, dënohen me 500 mijë dollarë apo 4 vite burg.
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran