Britania do të bëhet një Kore Veriore evropiane nëse largohet nga Bashkimi Evropian dhe mbetet pa miqë dhe ndikim, tha ish-kryeministri britanik Gordon Brown.
Ai theksoi se Britania është në rrugë për të marrë titullin e ekonomisë më të fuqishme evropiane nga Gjermania në dhjetë vitet e ardhshme, por do të rrezikojë këtë gjë nëse del nga eurozona, raporton Reuters.
Pozicioni aktual i kryeministrit britanik, David Cameron për Bashkimin, i cili më së miri mund të përshkruhet si “një këmbë brenda dhe tjetra jashtë”, ka dobësuar ndikimin ndërkombëtar të Britanisë për çështje të tilla si kriza e Ukrainës, paralajmëroi Brown.
Ish-Kryeministri i Britanisë në një artikull për gazetën “The Guardian” ka shkruar: “Duhet të themi të vërtetën për tre milionë vende pune, 25.000 kompanitë, 200.000.000.000£ e eksporteve vjetore dhe 450.000.000.000£ të investimeve, të cilat janë të lidhura me Europën”.
“Ne gjithashtu duhet të themi se opsioni i Hong Kongut, për të lënë Evropën në mënyrë që të bashkohemi me botën, në fakt, pakëson mundësitë e Koresë së Veriut dhe përfaqëson ekspozimin ndaj kushteve të rënda të jetës, pa miq, pa ndikim, me pak tregti dhe madje edhe më pak investime,” tha Braun.
Cameron ka premtuar se deri në fund të 2017 do të organizoj një referendum për të qëndruar në BE nëse Partia Konservatore e Britanisë fiton zgjedhjet e planifikuara më 7 maj.
Në anën tjetër, Partia e Punës, anëtar i së cilës është Braun, tha se nuk do të organizojë referendum, përveç nëse Brukseli kap ndonjë fuqi të konsiderueshme në Londër./arbresh.info/
Portieri i Ajaxit tentoi të tallej me djaloshin që mbledh to...
FSK në fazën e fundit të tranzicionit, në fokus armatimi i r...
Nga shkëndija e parë në Zvicër te “Zjermi” i Shqipërisë – kr...
Parashikimi i motit për vikend, vranësirat shpërndahen të sh...
Gëzim Plakolli, kandidat i LDK-së për kryetar të Mitrovicës
Trump thotë se njerëzit po vuajnë nga uria në Gaza