Nëpërmjet një fotografie të postuar në profilin e tij në “Snapchat”, Gabriel Barbosa ka zbuluar për publikun e gjerë “urdhëresat” e famshme që ka vendosur Interi për lojtarët në dhomat e zhveshjes.
Në fotografi dallohet qartë se shoqëria zikaltër, për t’i dhënë një identitet ekipit u rekomandon lojtarëve: “Duhet të jeni ekip, të nderoni fanellën, secili të marrë përgjegjësitë e veta, të keni respekt për të gjithë, të komunikoni për t’u përmirësuar dhe të punoni shumë”.
Për ata që frekuentojnë rregullisht “botën” zikaltër, tabela e quajtur “Identiteti Inter” nuk është vendosur nga trajneri aktual Stefano Pioli. Ajo qëndron në dhomat e zhveshjes së lojtarëve prej gati një viti.
Pioli është autor i një tjetër nisme motivuese. Siç dihet, në hyrje të palestrës është vendosur një letër, ku tekniku u kërkon lojtarëve 13 fitore në 15 takimet e fundit (dy janë zhvilluar).

Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...
Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e...
Papa Leoni Thirrje ShBA-së dhe Iranit për rikthim në tavolin...