Moti i keq me erëra të forta, reshje të dendura shiu dhe breshëri, ka krijuar dallgë të mëdha, duke paralizuar lundrimin e mjeteve detare, në portin e Vlorës e atë të Durrësit.
Burime nga kapitaneria e portit të Durrësit, thanë se dy tragetet e planifikuar kane ardhur ne kohe, duke mos pasur vonesa te theksuara.
Situata e përkeqësuar e motit ne fakt ka bërë që të pezullohet puna në sektorin e ngarkim-shkarkimit dhe peshkimit.
Në kalatat e portit janë ankoruar disa anije, të cilat janë detyruar të mbyllin hambarët, deri ne përmirësimin e kushteve atmosferike.
Në Vlorë mësohet se si pasojë e dallgëve të mëdha është shtyrë ankorimi në port i tragetit Brindisi-Vlorë./mapo.al
Bie një foshnje në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, nxirret m...
Llapi reagon zyrtarisht: Vetëm përfaqësuesit e autorizuar fl...
KQZ-ja është gati për zgjedhje
Milot Avdyli gjen golin e radhës me fanellën e Celjes
Aksident në Tiranë, vdes një 42-vjeçar
Klubi i MLS tërhiqet nga gara për Robert Lewandowskin