Gjatë vitit 2016 në rajonin e Prishtinës kanë ndodhur 8.232 aksidente trafiku prej tyre.
Prej këtyre aksidenteve rezultojnë 33 aksidente trafiku me pasoja fatale ku 38 persona kanë vdekur.
Ndërkaq, 2.258 aksidente trafiku janë me të lënduar. Prej tyre 4.384 persona janë lënduar më shumë.
E ndërsa aksidente trafiku me dëme materialë kanë qenë 5.941.
Andaj duke parë si shqetësues këtë numër të madh të aksidenteve të trafikut dhe veçanërisht numrin e madh të viktimave nga aksidente fatale dhe të personave të lënduar, policia e Kosovës bënë thirrje për të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë me përpikëri të gjitha rregullat e kodit rrugorë, në mënyrë që bashkërisht të ndikojnë në uljen e numrit të ngjarjeve aksidentale, uljen e vdekshmërisë në komunikacionin rrugor, e rrjedhimisht ngritjen e shkallës së sigurisë në trafik.
Sipas raportit policor, aksidenti i fundit me fatalitet ndodhi mbrëmë në Peran të Podujevës, ku personi me iniciale A.Z 43 vjeçar ka ndërruar jetë në QKUK, Prishtinë.
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026