Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 19:30, në fshatin Peran të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë një person ka vdekur ndërkaq një tjetër është lënduar.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura të cilat ishin në lëvizje, vetura e tipit “Audi A3” dhe vetura e tipit “Golf II”, që të dyja me targa të Republikës së Kosovës.
Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar dy persona, njëri prej të cilëve pasi që është dërguar në QKUK, ka ndërruar jetë, bëhet fjalë për: A.Z. 43 vjeç, mashkull, shtetas kosovar, ( vozitësi i veturës Golf II ), vdekja e të cilit është konfirmuar nga ana e ekipit mjekësor në QKUK.
Ndërsa personi tjetër i lënduar është B. Z. 13 vjeç, femër, shtetase e Kosovës, ( pasagjere në veturën Golf II ) e cila pasi ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, është liruar nga QKUK-ja.
Lidhur me këtë aksident një person ( ngasësi i Audi -së) është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48orësh.
Ndërkohë që trupi i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rama publikon pamjet nga punimet në shëtitoren “Taulantia” n...
Rexhbeçaj drejt largimit nga Augsburgu – disa klube të Bunde...
Dyshohen për falsifikimin e mbi 900 euro në monedha metalike...
Donnarumma: Italia do të rikthehet e fortë dhe e madhe
57 aksidente e mbi 2500 gjoba të shqiptuara gjatë 24 orëve n...
Gjendet mjet i pashpërthyer në Rahovec, shpërthehet në mënyr...