Ish-futbollisti kosovar, Faruk Statovci, e ka analizuar nisjen e garave në Vala Superligën e Kosovës në futboll.
Ai ka kritikuar lojën e ngadalshme dhe mos seriozitetin e lojtarëve në futbollin e Kosovës.
“Nuk jam i interesuar të marr skuadër në Superligë për të drejtuar. Duhet të analizojmë çka shohim. Futboll shumë i ngadaltë, si në ndeshjen Prishtina-Drenica edhe në atë Feronikeli – Drita. Mesfushorit i duhen pesë sekonda që ta pranojë një top”.
“Në vitet e pas luftës Drita, Gjilani, Prishtina kanë pasur super skuadra. Në atë kohë ke humbur 3-0, por nga inati nuk ka dal nga shtëpia dy apo tri ditë. Tani humbin 6-0 dhe qeshin në autobus, nuk iu duket asgjë interesante”, ka thënë Statovci në emisionin Arena, përcjell Arbresh.info.
Kurti kujton masakrën në Lubizhdë të Hasit: Dëshmi e gjenoci...
Kosova mes vetëkënaqësisë dhe rrezikut real
Pas dështimit të bisedimeve me Iranin, vjen reagimi i Trumpi...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Pashkët Ortodokse për qyte...
“Misioni u krye me sukses” – astronautët f...
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë