
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-03-05 08:21:40Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com
Lionel Messi duket se i ka dërguar mesazh presidentit të Barcelonës, Josep Maria Bartomeu gjatë festimit të golit ndaj Celta Vigo.
Ylli argjentinas shënoi një gol të shkëlqyer për të hapur rezultatin, por ajo që më së shumti tërhoqi vëmendjen, ishte ajo që ai bëri pas golit. Gjatë festimit, Messi e shfrytëzoi dorën e tij si një telefon dhe pastaj ua bëri me gjest tifozëve.
Duke ditur që këto ‘gjeste’ nuk janë të zakonshme për sulmuesin, a ishte ky një mesazh për presidentin e Barcelonës, Bartomeu?
Kontrata e Messit përfundon në verën e vitit 2018 dhe ka pasur spekulime të mëdha rreth të ardhmes së argjentinasit në Camp Nou.
Gjithashtu thuhej se deklarata e Luis Enrique për largim nga klubi në fund të sezonit ka ndikuar edhe në situatën e kontratës së Messit, transmeton transferimet.com, por sidoqoftë Goal ka kuptuar se bisedimet nuk kanë lidhje me largimin e Luis Enrique.
Kanë apo nuk kanë të bëjnë këto gjeste me kontratën e tij, ky është një supozim i dikujt. Por, deri kur Messi të nënshkruajë kontratë me Barçan, tifozët do të dyshojnë në çdo detaj të vogël në lidhje me të ardhmen e yllit të tyre.
Si qëndrojnë vendet e Ballkanit sa i përket lirisë së medias...
Paraqiten para gjykatës Pacolli, Zyba e Millaku për gazin lo...
Festë në familjen Ejlli, pamje përrallore nga ditëlindja e v...
Sulm masiv në Odesa, 18 të plagosur, dëme të mëdha materiale
Netanyahu kërkon që qeveria britanike të ndërmarrë veprime p...
Ramiz Lladrovci nderon 280 martirët nga Verboci