Barcelona është duke përgatitur 70 milionë funta për të nënshkruar me një mesfushor të klasit botëror, që ata mendojnë se mund të rikthejnë skuadrën në garën evropiane.
Pasi vëzhguan lojtarin për tri vite, Barcelona tani beson që ata kanë gjetur njeriun e duhur për të zëvendësuar Andres Iniestan, transmeton portali arbresh.info.
Marco Verrati është një lojtar kyç tek Paris Saint Germain, por raportet nga mediat angleze pretendojnë se kampioni i Francës mund të lejojë atë të largohet për çmimin e duhur.
Verrati është kërkuar gjithashtu për transferim nga Real Madridi, Chelsea, Arsenali dhe Interi, por Barcelona duket të jetë zgjedhja e reprezentuesit italian, i cili ka pranuar për mediat spanjolle se “çdo lojtar do të dëshironte të luante për Barcelonën”.
Andres Iniesta ka qenë një pjesë thelbësore e skuadrës së Barcelonës për shumë vite./arbresh.info
Ambasadori i Luksemburgut kritikon mediat pasi kryeministri ...
Kryeministri i ri hungarez, Magyar pritet të betohet më 9 ma...
Trump: Irani “po shembet financiarisht” nga kriza në Hormuz
Komandantin e KFOR-it: Situata e sigurisë në Kosovë aktualis...
“I ke bë 100 vjet hala pa martu, gru e keqe”- Geci, eskaloi...
Dukagjini – Ballkani, formacionet zyrtare