Publicisti Veton Surroi, mbajtjen në Francë të liderit të AAK’së, Ramush Hardinaj, e ka quajtur ‘hakmarrje politike të Beogradit’.
Përmes rrjetit social Facebook, Surroi ka thënë se 18 vjet pas luftës, Haradinaj ende përballet me hakmarrjen serbe për shkak të të bëmave të tij gjatë luftës në Kosovë si Komandant i UÇK’së.
“Në fund të luftës, më 1999, Ramush Haradinaj me njësitet e tij penguan ndarjen e Pejës, Istogut dhe Deçanit sipas planit të aplikuar në Mitrovicë. Më 2017 ai ende përballet me hakmarrjen politike të Beogradit për këtë”, ka shkruar një ndër pjesëmarrësit në konferencën e Rambujesë, Veton Surroi./Arbresh.info
PZAP: Kemi marrë 56 ankesa për zgjedhjet e 28 dhjetorit, 49 ...
Bleron Fetahi largohet nga Llapi
Kurti: E ardhmja e Kosovës është e begatë dhe e orientuar fo...
Numërohen gati 10% të votave – Kurti e Konjufca lënë shumë m...
Gjest i jashtëzakonshëm nga SC Gjilani, ndan nga 2 mijë për ...
Greqia, Izraeli dhe Qipro planifikojnë stërvitje të përbashk...