Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj ka thënë në një prononcim për Arbresh.info se vendimi i mohimit për tu kthyer në Kosovë, për Ramush Haradinajn është vendim për interesat politike të Serbisë.
Lekaj ka thënë se kjo që po ndodh është fyerje për luftën çlirimtare të UÇK-së.
“Vazhdimi i mohimit për t’iu kthyer Kosovës dhe angazhimit për të, për Ramushin është vendim kryekëput për interesa politike të Serbisë. Në këtë kuptim e shohim që kjo “pengmarrje” e Haradniaj ndërlidhet me temat që sot janë shumë aktuale dhe që janë të dëmshme për të tashmen dhe të rrezikshme për të ardhmen e Kosovës Për ne këto gjëra janë të papranueshme dhe si të tilla i shohim si fyerje për luftën tonë Çlirimtare. Ramushi duhet të marrë lirinë e merituar sepse për të ka dhënë gjithçka, si gjatë luftës ashtu edhe pas saj, njëjtë po bënë edhe sot”, ka thënë Lekaj./Arbresh.info.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...