Vendimi i Presidentit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov për të mos ia dhënë mandatin për kryeministër liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, ka ngritur tensionet mes shqiptarëve dhe maqedonasëve.
Pas këtij vendimi kanë reaguar lideri i LSDM-së, Zaev, i cili ka kërkuar që Ivanov ta tërheq vendimin e tij, kurse dy partitë shqiptare që i kanë dhënë nënshkrimet Zaevit për të pasur numrat e duhur për ta marrë drejtimin e Qeverisë, Besa dhe Aleanca për Shqiptarët, kanë reaguar për mes komunikatave, duke e dënuar këtë vendim. Ndërsa partia më e madhe shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ende nuk ka dhënë asnjë koment për media.
KosovaPress ka tentuar të kontaktojë me tre partitë shqiptare. Në BDI nuk kanë qenë të gatshëm të flasin, kurse lideri i Aleanca për Shqiptarët, Ziadin Sela ka thënë shkurt “s’kam koment”. Ndërsa telefonat e zyrtarëve të Besës ishin të paqasshëm.
Burime të KosovaPress-it njoftojnë për një tensionim të gjendjes në Maqedoni, pasi vendimi i Ivanovit lidhet drejtpërdrejt më platformën shqiptare, ku sipas tij ajo u arrit në një shtet fqinj.
Se çfarë do të ndodh në Maqedoni pritet të shihet në ditët në vazhdim, nëse do të detyrohet Ivanov ta pranojë Zaevin kryeministër me shqiptarët, apo Zaevi të formojë qeverinë me ndihmën e Nikola Grueskit, apo vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Pacolli: Drejtësia vjen edhe kur rruga duket e gjatë dhe e e...
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...