Punëtorët e kombinatit metalurgjik “Jugohrom”, ditën e enjte (02.03.2017) do të protestojnë përsëri kundër mbylljes së Jugohromit, njofton Gazeta Express.
Këtë e bëri të ditur kryetari i sindikatës së Jugohromit Bajram Amiti i cili tha se kërkesat e tjera të sindikalistëve do të bëhet publike gjatë ditës së protestës.
Sipas kumtesës, protestuesit do ta bllokojnë autostradën Tetovë-Shkup , tek pagesa rrugore në fshatin Zhelinë prej orës 11:00 deri në 13:00.
Jugohrom u mbyll më 1 nëntor të vitit të kaluar, pasi që Inspektorati shtetëror pranë Ministrisë së Mjedisit Jetësorë, konstatoi se ky kombinat nuk i plotëson standardet ekologjike që të vazhdoj më tej me punë, gjegjësisht, nuk ka ndërtuar stacionin filtrues të ajrit.
Si qëndrojnë vendet e Ballkanit sa i përket lirisë së medias...
Paraqiten para gjykatës Pacolli, Zyba e Millaku për gazin lo...
Festë në familjen Ejlli, pamje përrallore nga ditëlindja e v...
Sulm masiv në Odesa, 18 të plagosur, dëme të mëdha materiale
Netanyahu kërkon që qeveria britanike të ndërmarrë veprime p...
Ramiz Lladrovci nderon 280 martirët nga Verboci