Rreth 20 persona janë lënduar prej zjarrit që shpërtheu në një qendër azilkërkuesish në Suedi.
Dy emigrantë u dërguan në spital me plagë të rënda pasi u hodhën nga dritaret e godinës për t’i shpëtuar ferrit të flakëve. Ngjarja ndodhi në qytetin e Vanersborg-ut, në juglindje të vendit.
Autoritetet lokale kane nisur një hetim mbi shkaqet e zjarrit që detyroi evakuimin e 158 personave në total, një pjesë e të cilëve patën probleme me frymëmarrjen për shkak të tymit.
Në Gjermani ndërkohë ka një shtim të ndjeshëm të krimeve nga urrejtja. Gjatë 2016-tës, llogaritet të ketë pasur mesatarisht 10 sulme ndaj azilkërkuesve në këtë vend.
560 persona janë plagosur për shkak të dhunës së kësaj natyre, përfshirë 43 fëmijë.
Në tre të katërtat e rasteve janë shënjestruar emigrantë që ishin jashtë qendra të akomodimit, ndërsa gati 1.000 sulme kane ndodhur mbi godinat qe strehonin te ardhurit.
Lufta Izrael–Iran, dita e 12-të/ Çfarë po ndodh në frontin e...
Pse s’u mundësua dhurimi i kristalit për Donald Trump? Minis...
Ishte zhdukur nga 7 marsi, gjendet i vdekur Alush Kastrati
Leverkusen – Arsenal, publikohen formacionet zyrtare
Teherani: Çmimet e naftës do të arrijnë në 200 dollarë për f...
Dënohet me një vjet burgim me kusht A.I që kërcënoi gazetarë...