Serbi-Shqipëri, vendim i pabesueshëm

12:01 | 29 Maj 2015
Arbresh.info

Gjykata e ka shpallur të pafajshëm huliganin serb Ivan Bogdanov për pjesëmarrjen e tij në trazirat që shkaktuan ndërprerjen e ndeshjes kundër Shqipërisë, në kuadër të eliminatoreve për Euro 2016.

Bogdanov nuk ka bërë asnjë shkelje, andaj akuza për nxitje të dhunës është hedhur poshtë, raportojnë mediat serbe.

Ndeshja u ndërpre në pjesën e parë pas hyrjes së tifozëve në fushë dhe sulmit ndaj futbollistëve shqiptarë.

Shpërndaje në rrjete sociale