Në një kohë që kishte nisur ‘lufta’ mes Prokurorisë së Përgjithshme dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për mandatij e tij, Armando Prenga i paraqet dorëheqjen Kuvendit.
Kërkesa është depozituar më 25 shkurt, pikërisht në ditën kur Prokuroria e Përgjithshme i rikërkoi KQZ-së heqjen e mandatit të Prengës.
Në letrën e tij,Prenga thekson se ligji i dekriminalizimit nuk parashikon në asnjë rast ndërprerje të mandatit të të zgjedhurit, por dënim me gjobë, megjithatë ai ka zgjedhur të dorëzojë mandatin për qetësinë e familjes së tij.
“Por dëshiroj të iu informoj, ju z. Kryetar dhe opinionin publik se ligji nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, në asnjë dispozitë të tij nuk parashikon ndërprerje të mandatit të të zgjedhurve, por një dënim me gjobë, siç është rasti im. Por, për qetësinë time dhe të familjes sime, deklaroj si më sipër, se heq dorë, sot dhe gjithmonë, nga mandati që zgjedhësit e mi dhe Kushtetuta më kanë ngarkuar”, shkruan Prenga në kërkesën e tij drejtuar Kuvendit.
Cilësia e ajrit në botë, në këtë pozitë rënditet sonte Prish...
Një delegacion i Fondit Monetar Ndërkombëtar vjen sot në Kos...
Parashikimi i motit për sot
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...