Burimet e Telegrafit mësojnë se Luana dhe Marina Vjollca kanë rroga tjera prej atyre që janë raportuar për punën që bëjnë si moderatore në Top Channel.
Dy motrat e famshme ka vite që punojnë në televizionin shqiptar, ndërsa deri më tani nuk ka pasur ndonjë informacion rreth pagesës së tyre, teksa fansat gjithmonë kanë menduar për një shifër të lartë marrë parasysh jetën luksoze që bëjnë.
Faqet rozë kanë spekuluar se rroga e Marinës (që drejton emisionin Procesi Sportiv) është 500 mijë lekë të vjetra (380 euro), ndërsa e Luanës (që është fytyra e emisionit E Diell) 810 mijë lekë të vjetra (615 euro).
Mirëpo, këto thashetheme për dy biondet e bukura duket të mos jenë të vërteta.
Burime të Telegrafit thonë se lajmi që është publikuar rreth rrogave të tyre është i pasaktë.
Dy personazhet e dashura të ekranit thuhet se paguhen shumë më tepër se shifrat e publikuara, porse për shkak të konfidencialitetit të kontratës nuk mund ta zbulojnë shifrën e saktë.
Theret me thikë një person në Lipjan, arrestohet i mituri
Moti sot në Shqipëri
Riorganizimi i procesit mësimor për Ramazan nxit debat për a...
Parashikimi i horoskopit, çfarë kanë rezervuar yjet për shen...
Tensione me Iranin, SHBA dislokon aeroplanë luftarakë në Por...
Moti sot i ftohtë në Kosovë