Karnavalet kanë filluar të jenë të pranishme edhe në Prishtinë. Nesër do të mbahet një karnaval në sheshin e Prishtinës, ku do të mbledhë fëmijë nga gjithë Kosova.
Ky event është organizuar nga “Grupi i Skautve Kosovë”, njofton KosovaPress. E veçantë e këtij karnavali është se të gjithë fëmijët duhet të jenë të maskuar, por jo me maska të frikshme.
Do të ketë edhe lojëra të ndryshme dhe interesante për fëmijët, ku mbyllja do të bëhet me djegien e një dordoleci.
Ky nuk është viti i parë që po mbahet ky karnaval,sepse edhe vitin e kaluar ka qenë një organizim i tillë, ku kanë marrë pjesë shumë fëmijë që e kanë mbushur sheshin e Prishtinës.
Më poshtë mund t’i shihni disa foto nga viti i kaluar:

Gjykimi për spiunazh ndaj Shabanit dhe Qerimit mbahet me dye...
Avokati i Popullit publikon raportin për Specialen: Shqetësi...
Dita e Punëtorëve/ Nesër protestohet në Prishtinë
77 milionë euro për bujqësinë/ Muja: Arkitekturë e re për mb...
Pas rasteve të sulmeve, QKUK krijon Shtab Emergjent për men...
Homazhe për Ilaz Kodrën, Hamza: Njerëzit e mëdhenj, për atdh...