Babë e bir ishin të dyshuarit kryesorë për vrasjen e trefishtë në Prizren e cila shokoi gjithë Kosovën. Eshref Shemallari dhe djali i tij Ejup Shemallari deri sot ishin në arrati.
Ndërsa sot para disa orësh në Stacionin Policor në Prishtinë është dorëzuar babai Eshrefi.
Lajmin për “Zërin” e ka konfrimuar drejtori i Policisë për rajonin e Prizrenit, Nexhmi Krasniqi.
Ai ka thënë se dorasi ka dorëzuar edhe një pistoletë, me të cilin ka thënë se ka kryer vrasjen.
Nënkolonel Krasniqi, duke iu referuar deklarimit të parë të të dyshuarit, tha se Shemallari ka thënë se vetëm ai ka kryer vrasjen, ndërsa djali i tij nuk ka qëlluar, përpos që ka qenë në shoqërim me të.
Djali Ejupi vazhdon të mbetet në arrati.
Me herët portali “Infokusi” nga burime brenda policisë ka raportuar se autori është vetëdorëzuar në stacionin e policisë në Prishtinë, përderisa për djalin e tij Ejupin, i cili cilësohet si bashkautor, ka thënë se është arratisur jashtë Kosovës./express
TikTok ka një vegël të re që ju lejon të “ringjallni” një fo...
Trump: Melania dhe unë jemi të pikëlluar, i urojmë Bidenit s...
Ramadani lojtari i ndeshjes në fitoren e Lecces
Këto janë përfitimet shëndetësore nga ngrënia e qershive
Galatasaray shpallet kampion i Turqisë, dy xhiro pa përfundu...
Diagnostifikimi kancer, Hoxhaj i uron shërim të shpejtë ish-...