Jo vetëm të moshuarit, por ka raste të shpeshta kur procesi i thinjes vihet re edhe tek moshat e reja. Së fundmi është zbuluar se përgjegjës për thinjen e flokëve është një gjen.
Nga analizat që iu bënë më shumë se 6300 njerëzve nga pesë shtete të Amerikës Latine, kërkuesit shkencorë dolën në përfundimin se gjeni quajtur IRF4 është ai që shkakton thinjen e flokëve.
“Kemi njohur deri tani disa gjene që lidhen me ngjyrën e flokëve dhe rënien e tyre, por për herë të parë kemi identifikuar një gjen që shkakton thinje të flokëve tek njerëzit, si dhe gjene të tjera që ndikojnë tek forma e flokëve dhe dendësia e tyre”, shprehet autori kryesor i studimit, Dr Kaustubh Adikhari, nga Kolegji Universitar i Londrës, për Daily Mail.
Ky gjen rregullon melaninën, pigmentin përgjegjës për ngjyrën e flokëve, të lëkurës dhe syve. Gjeni qëndron në kromozomin e gjashtë dhe mendohet se është i vetmi që shkakton thinjen e flokëve. Njerëzit që kanë një gjen të tillë thinjen më shpejtë se të tjerët. Përveç gjenetikës, faktorë të tjerë që ndikojnë në thinjen e flokëve janë edhe stresi, duhani, faktorët mjedisorë, rrezet ultravjollcë dhe ndotësit e ajrit etj.
Trump: Nuk ka marrëveshje me Iranin pa hequr dorë nga armët ...
Sulm me çekiç në Tokio, pesë të plagosur, autori në arrati
Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medi...
“E luta Kurtin, mos e kandido Glauk Konjufcën për president”...
Haxhiu sot në Drenas, homazhe në tri fshatra
Haxhiu takon sot partitë politike për datën e zgjedhjeve