Pas shpalljes në kërkim të njërit prej të dyshuarve kryesore të grabitjes brenda në pistën e aeroportit të Rinasit policia ka gjetur një sasi të parave të cilat dyshohet se janë ato të grabitura.
Në Elbasan në shtëpinë e njërit prej të afërmve të Aleks Pepës i shpallur në kërkim ndërkombëtar, policia ka gjetur rreth 50 mijë euro ndërsa hetuesit dyshojnë se bëhet fjalë për paratë e grabitura. Dyshimet janë shtuar akoma më shumë pasi ato janë gjetur të fshehura brenda në frigorifer ndërsa janë dërguar për ekzaminime në laboratorin shkencor.
Pak kohë më parë prokuroria lëshoi urdhër-arrest për Pepën nga Elbasani si të dyshuarin kryesor të grabitjes së 30 qershorit në Rinasit.
Pre e grabitjes ra sërish një eskortë e transportit të vlerave monetar.
Të paktën 3 persona të maskuar dhe të armatosur prenë rrethimin mbrojtjes te hyrjes kryesore për në pistën e avionëve dhe u futën brenda ku nënë kërcënimin e armëve morën paratë të cilat do të transportoheshin jashtë vendit.
Deri më tani operacioni është mbajtur sekret dhe drejtohet nga nëndrejtori i përgjithshëm i policisë Ardian Çipa. /Vizion Plus/
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
MD organizon tryezën e përbashkët me Mekanizmat Koordinues L...
Petritsch: Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri dem...
A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e ...
Të gjitha partitë dorëzojnë listat në KQZ: 1 mijë e 181 kand...
Ardhja e zarfit të kuq ka shqetësuar dukshëm banorët e shtëp...