Pas hyrjes në fuqi të Rregullores së Qeverisë mbi standardet minimale për procesin e konsultimit publik më 1 janar 2017, Qeveria e Kosovës sot mban konfeencë për lansimin e platformës online për konsultime publike, si mjet kryesor për zbatimin e standardeve të aprovuara minimale në procesin e politikbërjes.
Platforma online është pikë e vetme e qasjes për të gjitha konsultimet publike të kryera nga organet publike mbi projektligjet, koncept dokumentet, dokumentet strategjike dhe aktet e tjera që i nënshtrohen konsultimeve publike, në përputhje me Rregulloren. Platforma u zhvillua me mbështetjen e projektit dy vjeçar të financuar nga BE-ja “Mbështetja e zbatimit të strategjisë së qeverisë për bashkëpunim me shoqërinë civile”, e cila synon të përmirësojë kapacitetin e Qeverisë së Kosovës në krijimin e bashkëpunimit efektiv me shoqërinë civile në përmbushjen e reformave ekonomike dhe sociale.
Kjo ngjarje do të ofrojë mundësi diskutimi mbi sfidat dhe mundësitë e zbatimit të standardeve minimale të procesit të konsultimit publik me aktorët kryesor të shoqërisë civile, organeve të qeverisë, komunitetit të donatorëve dhe medias
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu