Kryeministri Edi Rama ka akuzuar opozitën se po pengon pastrimin e drejtësisë nga funksionarët e korruptuar, të cilët sipas tij lirojnë kriminelët e arrestuar nga policia.
“Qindra krime të rënda janë krime të përsëritura nga kriminelë të arrestuar nga policia dhe të liruar në sallë nga gjyqtarë të korruptuar, për të cilët na duhet Vettingu. Është e vetmja rrugë për të çliruar popullin dhe policinë nga kthetrat e këtyre killerave, që sot mbrohen nga bojkoti i Parlamentit”, ka thënë Rama.
Në një takim për promovimin e femrës në polici, Rama ka theksuar se, “është një sfidë më vete të gjurmosh dhe arrestosh kriminelë, por është po ashtu një tradhti më vete që kriminelët e arrestuar me prova t’i rishikosh në rrugë të ribëjnë krime”.
“Ata killera të veshur me toga të zeza kanë vite që i bien me çekiç kokës të gjitha nënave që kanë humbur bijtë, të gjitha femrave të dhunuara e me radhë”, ka thënë Rama.
I pranishëm në këtë event, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka qëndruar në të njëjtat linja. “Armiku më i madh i policisë është gjyqtari që liron kriminelin”, ka thënë Tahiri./T.CH/
“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...
Hap fals i Arsenalit – gabon edhe ndaj Wolves